Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës në Jug-perëndim, mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta në Verilindje dhe Juglindje me prani të ngricave por edhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -2/9°C
Zona e ulët         -1/16°C
Zona bregdetare 6/16°C