Edhe këtë të enjte, Sali Berisha ka thirrur protestë para parlamentit, mbështetur nga aleati i tij në opozitë Ilir Meta.
ABC News sjell pamjet me dron të marra nga lart në ambjentet para Kuvendit. Protesta po mbahet paralelisht me seancën plenare, ku në sallë mungojnë disa prej deputetëve të PD.
Kujtojmë se Byroja parlamentare la në fuqi vendimin për përjashtimin e deputetëve demokratë: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.