Rreth 50 vagonë nga ish stacioni i trenit në Ballsh janë dërguar për skrap pas degradimit të tyre. Banorët thonë se prej vitesh nuk është vënë dorë dhe se kjo ka ndikuar në rrënimin ekonomik të zonës.Vagonët në ish stacionin e trenit në qytetin e Ballshit janë dërguar për skrap.Banorë dhe ish punonjës në këtë hekurudhë, thonë se kanë mbetur vetëm 15 të tillë, ndërsa rreth 50 janë larguar nga shinat.

Riparimi i tyre ishte i pamundur, tregojnë banorët.

“Jo këtu kanë ngelur 15 copë, ndërsa janë prerë 51. Mbaruan çdo gjë.”

Thonë se zona e Mallakastrës dhe e Ballshit janë lënë në harresë që nga koha kur u mbyllë uzina.

Mallakastra a mbetur mes 4 rrugëve. Edhe naftën e ka marrë privati.”

Rikthimi në punë i hekurudhës do të ndihmonte ekonomikisht zonën.

“Mirë do të ishte që hekurudha të vihej në punë dhe të punësoheshin njerëz.”

Me nostalgji kujtojnë punën që kryenin kur hekurudha funksiononte normalisht, rreth 3000 ton karburant transportonin çdo ditë prej këtij stacioni.