Zbulohet identiteti i shqiptarit që mbeti i vrarë në një lokal në Mykonoss. Burime për mediet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Visar Dakrama, 34 vjeç nga Vlora.
Sipas medieve greke ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 33 vjeçari grek qëlloi me armë zjarri në kokë të riun shqiptar, pas konfliktit për një vajzë.
Autori ka thënë para Policisë se e vrau shqiptarin pasi ky i fundit kishte ngacmuar një vajzë që ishte në shoqërinë e tij. Pas krimit autori është arrestuar menjeherë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.