Europa Juglindore vijon të jetë në ndikimin e rrymave ajrore shumë të ngrohta me origjine nga veriu i Afrikës duke mbajtur klimë të butë në në territorin e Shqipërisë dhe temperatura të larta.
E Mërkurë , data 22 Shkurt 2023
Moti do të jetë me kthjellime në pjesën ë parë të ditës, pasdite do të kemi shtim të vranësirave mesatare në mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënië në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/16°C
Zona e ulët 3/20°C
Zona bregdetare 8/18°C