Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit sot në SPAK, ku u mor në pyetje për gati mbi 3 orë.
Ish-Presidenti Ilir Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë, ka lënë ambjentet e SPAK ku qëndroi për rreth 3 orë.
Meta u pa të hyjë në ambjentet e prokurorisë së Posacme rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Në komunikimin e tij për mediat pas daljes, Meta u shpreh se ka ardhur në Prokurorinë e Posaçme me ftesë të tyre dhe është thirrur për çështjenm CEZ dhe CEZ-DIA
Nëse keni pritur disa orë nuk është përgjegjësia imë. Meqenëse keni pritur jam i gatshëm t’iu përgjigjem.
Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK, prej disa ditësh, për një çështje të filluar në vitin 2019, me ca kuptova me burime të hapura.
Ju kam thënë që kam pasur shumë pritshmëri që SPAK do ishte një institucion lider në luftën kundër korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë që sa herë që do të ftohesha do të vija për t’i ndihmuar për çdo çështje që mund të gjykonin që mund t’i ndihmoj.
Ashtu sikur se e dini që janë me dhjetëra kallëzime të miat edhe si president, për çështje të veçanta, ligjet me porosi apo për falsifikimin e firmës për shkarkimin tim si president.
Marrja në pyetje sot kishte të bënte me CEZ dhe CEZ-DIA”, u shpreh Meta