Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në një familje në Tiranë ku ish dhëndri ka qëlluar me kallashnikov ndaj njerëzve të ish gruas së tij duke lene 2 te vdekur.
Autori është Ramazan Hutra, i cili tashmë është vënë në kërkim nga policia. Raportohet për 2 viktima, ish vjehrri i autorit dhe një grua tjetër.
Sakaq raportohet edhe për 3 të plagosur. Priten detaje të tjera për ngjarjen e rëndë. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë konfliktet e divorcit mes autorit dhe vajzës së familjes.
Ndërkohë autori është larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes teksa policia po punon për kapjen e tij.