Edi Rama në Kuvend:
Jeni në një përpjekje të dëshpëruar për të shqetësuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA që ska asnjë lidhje me shtetin, qeverinë shqiptare apo mua personalisht.
Çfarë ka ndodhur saktësisht, një shef i kundërzbulimit amerikan akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me një oligark rus. Prokurorët kanë konstatuar dhe një sërë shkeljesh në lidhje me disa udhëtime në rajonin tonë dhe ku ai ka vizituar dhe Shqipërinë dhe është takuar me mua. Ai nuk i ka raportuar dhe nënvizon se ka marrë para borxh me një person A. Përmendet dhe hetimi i parave ruse në PD dhe personi A ka marrë një material nga zyra ime. Akuza flet dhe për një person B si këshilltar timin. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç Charles Mc Gonigal. Këto janë faktet në akuzën. Po pavarësisht gjatë një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh kur ka dalë në media.
Në akuzë nuk ka asnjë akuzë përveç raportimit korrekt të takimit tim me zyrtarin amerikan apo faktit që ai ka folur me mua për investimet ruse, por fronti revolucionar po çliron në pazar një tjetër proces hetimor, përmbarimor kundër meje në Shqipëri.
Dihen, njihen shquhen botërisht për nisma të kësaj natyre, por as nuk bëhen dot dikush tjetër. Janë po ata që kur ishin në pushtet, kanë bërë të njëjta të zezat që kanë bërë natë e ditë. Por unë s’kam ardhur sot dhe sdo vij kurrë më për ta, po do vij për respekt të zgjedhësve që kam nderin të respektoj dhe deputetët e mazhorancës që mos ti lija vetëm në këtë mocion absurd. E kam menduar prej kohësh se nuk do ta furnizoj më zjarrin e politikës së ditës, nuk kam ndërmend për tu armatosur me mjetet e kësaj lufte. Fatkeqësisht jam përfshirë me zell dhe zjarr në këtë palo luftë, duke u bërë pjesë e asaj mase të errët. Jeni thjesht një jashtëqitje masive e ndarë në gjysmë. Flisni bërtisni, ulërini, akuzoni, shpifni, kërcënoni, sajoni protestoni hidhuni përpjetë sa të doni, por skeni për ta pasur më. Thoni sa të doni se jam fshehur, trembur dhe mos u shkulni nga përpjekja juaj për të më larghuar mua, po sdo ta keni.
Keni mbledhur 100-200 mijë njerëz sdi sa herë në shesh, më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit dhe ky vit do të jetë viti i disfatës tuaj më të madhe historike dhe përveç Tiranës, Durrës e Elbasanit do merrni dhe Vlorën dhe Uashintonin. Ndaj ju hap rrugën, ndjehem fajtor, madje shumë fajtor. Skam bërë dot asgjë kundër mjerimit të thellë në politikën tonë.