Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, është liruar nga burgu, ndërsa gjykata ka caktuar sot masën e ‘arrestit të shtëpisë’.
Agron Xhafa akuzohet se shkaktoi aksidentin e para pak ditëve te Shallvaret, ku me urbanin u përplasën nëntë automjete të tjera.
Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes masive, humbi vetëdijen.