Vijon edhe ditën e sotme protesta e qytetarëve pë mbrojtjen e kafshëve.

Një numër i konsiderushëm qytetarësh janë mbledhur për të disatën herë rradhazi për të protestuar për mbrojtjen e kafshëve, cështje për të cilën ka ditë që protestohet edhe nga figura publike q kanë marrë pjesë në protestë.

Qytetarët janë shprehur tepër të indinjuar me situatën aktuale ku kafshët vriten dhe merren zvarrë në sy të fëmijëve.

”Bashkiakët na kanë terrorizuar, tërheqin qentë dhe macet dhe fëmijët tremben, po u shkatërroni fëmijërinë ”- u shpreh qytetarja.

Qytetarë të tjerë kanë kërkuar që të shoqëria shqiptare të paktën të interesohet për destinacionin e taksave të tyre, ndërkohë që akuzoi se janë vjedhur 1 miliardë lekë të cilat duhet të shkonin për strehimin e kafshëve.

“Janë vjedhur 1 miliardë lekë nga bashkia Tiranë këto 4 vite për kafshët. Të paktën interesohuni për lekët tuaja, edhe nëse nuk i doni kafshët.”
Mendoni për fëmijët tuaj që i shohin këto kafshë duke u zvarritur cfarë tmerri përjetojnë.-tha qytetarja.

Ndërkohë protesta për mbrojtjen e kafshëve vazhdon të zhvillohet dhe nga qytetarët pjesëmarrës është bërë thirrje që të respektohet distanca e nevojshme për t’u mbrojtur nga Covid.

Faxweb.al