Modelja shqiptaro-italiane, Jori Delli, është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania mbrëmjen e së shtunës (4 mars).

Ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga qëndrimi brenda, ajo ka marrë vëmendje herë pas here me veprimet dhe bisedat që ka bërë me banorët, por më tepër është komentuar edhe për mardhënien që ka me Luizin.

Bukuroshja ditën e sotme e nisi me plot energji bashkë me aktoren Olta Gixhari.

Vajzat u shfaqen në diell në oborrin e shtëpisë duke kërcyer e duke bërë ‘twerk’.

Jori kishte ulur më poshtë tutat dhe kishte vënë në fokus të brëndshmet e saj, gjersa provokoi me lëvizjet.

Kjo video është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale.