Ky është moment kur automjeti me të cilin po udhëtonte Bardhok Pllanaj qëllohet me breshëri kallashnikovi deri në momentin që 47-vjecari humb kontrollin dhe përplaset me një biznes aty pranë.
Në videon ekskluzive të siguruar nga ‘FaxWeb’, shihet teksa automjeti i Pllanajt ndiqet nga një automjet nga pas dhe qëllohet me kallashnikov deri në momentin e përplasjes, pas kësaj autorët dalin nga pjesa anësore dhe qëllojnë sërish.
Makina që u përdor nga autorë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes dhe brenda saj u gjetën dy armët e përdorura në atentat.
Kush është Bardhok Pllanaj? Bardhok Pllanaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Disa vite më parë 47-vjeçari i ekzekutuar këtë mbrëmje do trazonte politikën e vendit, pasi ndërsa ishte i shpallur në kërkim për trafik droge u fsheh në automjetin e ish deputetit të Kuvendit në vitit 2014, atë të Mark Frrokut, duke i shpëtuar arrestimit.
Ai ishte shpallur person në kërkim pak kohë pas aksionit të njohur si “Operacioni i Vilunit” në atë kohë në zonën e Shkodrës. Pllanaj i ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datave 1 dhe 2 Tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Në atë periudhë, Pllanaj sshtë mbajtur në vëzhgim nga forcat operacionale kundër narkotrafikut.
Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit në atë kohë, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së Tetorit 2014 ka qenë nën vëzhgim, ku përshkuhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar. Në mesnatë 47-vjeçari, ka hipur në makinën e ish deputetit.
Rreth orës 1 pas mesnate të datës 2 Tetor, makina e ish deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda dhe më pas agjentët janë larguar duke lënën të lirë Pllanajn.
Në tetor të vitit 2018 Bardhok Pllanaj u arrestua nga policia e cila në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës e vunë në pranga për veprat penale pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe ndërtim pa leje.
Policia e Shkodrës në atë kohë tha , Bardhok Pllanaj kishte filluar ndërtimin e një objekti 10-katësh pa u pajisur me dokumentet përkatëse. Objekti i ndërtimit kapte vlerën e 2 milionë Eurove dhe dyshohej se ishte financuar nga të ardhura të trafikut të drogës. Për këtë arsye, godina 10-katëshe u sekuestrua nga autoritetet.
Faxweb.al