Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me cështjen e regjistrimit të PD. Ai ka hedhur akuza ndaj kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, pasi sipas tij zvarritja që po bën ndaj regjistrimit të PD është e papranueshme. Në një reagim në Twitter, Bardhi shprehet se Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD.
Reagimi i Bardhit:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!