Avokati Zaçe Islami i ftuar sot në Faxnews ka qenë kritik me qeverinë e Edi Ramës por edhe me opozitën. Për këtë të fundit, duke iu referuar disa protestave, tha se bën vetëm disa ecejake në bulevard.

Sakaq ai hodhi akuza edhe ndaj ambasadores Yuri Kim, për të cilën tha se është një zëdhënëse e Amerikës, që do të shkatërrojë Shqipërinë.

Islami: Mos kini shpresë nga ky pushtet dhe opozitë. Cohuni dhe mbroni jetën dhe pronën tuaj. Në zgjedhje do marr vetëm PS. Nuk ka asnjë rrezik ne vitin 2019, pritej të ndodhte ndonjë pakënaqësi, ben vetëm ca ecejake në bulevardin, duke pretenduar për revolucin paqësor. Nuk janë vetvetja janë të telekomanduar, nga e  njejta dorë, nga ambasada amerikane.

Ambasadorja është një zëdhënëse e politikës amerikane për të shkatërruar shtetin shqiptar, familjen shqiptare.

Cohuni bashkë dhe të dalim të protestojmë kundër kësaj maskarade. Në funksion të saj është shpopullimi i Shqipërisë, minë me sahat cështja e pensioneve. Kemi një qeveri që nuk na shërben neve. Nuk i bën Edi Rama me dëshirën e tij, ka marrë urdhër që të bëjë këtë politike që bën me popullin shqiptar. Jemi në greminë, jo buzë greminës.