Në bulevardin ”Bajram Curri” të Tiranës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. K., 33 vjeç mjeti i të cilit është ndaluar për kontroll nga efektivët e policisë.
Gjatë kontrollit që po i bëhej mjetit të tij, shtetasi E. K., 33 vjeç ka tentuar të arratiset me vrap, ndërkohë që ka hedhur në tokë edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.