Në mbledhjen e sotme me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, kryekomisioneri Shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Clibashi ka folur për disa nga problematikat e procesit të sistemit  zgjedhor. Pësa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Clibashi theksoi se është thelbësore që kandidatët që do u ofrohen qytetarëve të jenë të zgjedhur individë që nuk kanë rekorde kriminale në të shkuarën.

Celibashi: Thelbësore që kandidatët që do u paraqiten të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualitifikimet zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit.

Zgjedja e kandidatëve të pastër liigjërisht thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyee e të punojnë me zyrtare të tjerë në interes të qytetarëve.

Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, vecanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik.

Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të cojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin më së pari.

Individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre. Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qednrore dhe ajo lokale.

Celibashi ndër të tjera nënvizoi edhe se keqpërdorimi i burimeve shtetërore është një tjetër çështje serioze në zgjedhje dhe që përbën shkelje të sanksionueshme, e cial dënohet me ligj.

Ai u ndal gjithashtu të fliste edhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve në zgjedhje.

“Shkeljet ose keqpërodirmi i të dhënave mund të dëmtojë qytetarët dhe të rrezikojë integritetin e procesit zgjedhor. Përdorimi i të dhënave mund të cojë në krijimin e profileve digjitale të votuesve që mund të përdoret për t’i targetuar ata me mesazhe të personalizuara politike dhe elektorale. Ky lloj shënjestrimi mund të jetë ndërhyrës dhe manipulues”, tha ai.

Pas