Prej më shumë se 10 orësh, vijon në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

debati është përqëndruar te Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Karadaku u shpreh se Vuçiç kërkon formimin e Asociacionit në bazë të marrëveshjes së viti 2013, ndërsa Kurti e ka kundërshtuar diçka të tillë.

“Sot, debati më i madh është përqëndruar në pikën 1 të planit të zbatimit, që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. President serb Vuçiç ka kërkuar që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjes së viti 2013, duke mos marrë parasysh ndryshimet që janë bërë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2015. Kryeministri Kurti e ka kundërshtuar këtë dhe ka kundërshtuar gjithashtu, edhe afatin që është vënë në planin e zbatimit.

Në planin e zbatimit, duhet që brenda 15 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes, qeveria e Kosovës të paraqesë draftin e parë të statutit të Asociacionit, i cili vazhdon më pas dhe negociohet për çështjen e kompetrencave. Këtu janë thyer shpatat dhe nuk duket, të paktën deri më tani, që të kemi ndryshim të qëndrimit të palëve”, raportoi gazetarja Karadaku./abcnews.al