Nga Erion Murataj

E pra duket se nuk ka më të panjohura në ekuacionin e 14 Majit!
Në zgjedhje qartazi të panderët e 32 viteve shkojnë për hallin personal.
Në sistemin që jetojmë paralelja që mund të hiqet është ajo e Romës së lashtë .
E teksa Mark Aureli la amanet që Roma ti kthehej Senatit (pra vullnetit të popullit) pasi kuptoj që dhe ai vet ishte kafshë politike në Elbasan kafshët e pandera as që kanë ndërmend ti kthejnë sytë nga njerzit.
Ata qartazi kanë prodhuar një sistem që është për hallin e tyre .
Është e qartë që s’mund të ç’bëhet me një të rënë të lapsit.
Por!
Mund të krijojmë një mekanizëm kontrrolli në “senatin tonë të vogël” (Këshillin bashkiak).
Deri sot askush, as të majtë as të djathtë nuk përfaqësohen aty.
Historia e stisur e bandave të Elbasanit e fillon përgënjeshtrimin në 14 maj .
Po Elbasani ka banda por ata janë me kollare .
Banda foltoriste rilindase, banda ndërtimi, banda deputetësh, banda sektesh fetare, banda që mendojnë për të vjedhur e për pushtet personal.
Në 14 maj Elbasani ka nevoje të rigjej veten e ti rikthej pushtetin popullit me anë të Senatit të tij .
Të ç’jerrë maskën bandave që politika I vuri e ti jap fund vllavrasjes duke parë drejtë të ardhmes.
Vetëm kuvendimi në senat për interesat e popullit do ta mundësonte mbylljen e kapitullit të të panderëve.
Të rinjtë në moshe ideje dhe vizion do ta mundesonin zbythjen e bandave me kollare .
Dhe unë besoj se do të gjejmë të gjithë bashkë strehen tonë në 14 maj secili në bindjen e tij qoftë të majtë e të djathtë pa sakrifikuar idealet parimet apo ideologjine tonë.

Erion Murataj