Sanna Marin njoftoi të mërkurën dorëheqjen e saj nga drejtimi i Partisë Socialdemokrate të Finlandës, pas humbjes në zgjedhjet e së dielës. Kryeministrja vuri në dukje se do të mbajë mandatin e deputetes.

Në të njëjtën kohë, duke qënë se sipas raporteve ajo pritet të marrë presidencën e Komisionit në të ardhmen (kur të përfundojë mandati i Ursula von der Leyen), ajo bëri të qartë se nuk ka pranuar asnjë ofertë për një post jashtë kufijve.

Kujtojmë se Partia Socialdemokrate humbi në votimet e të djelës në një garë elektorale. Veçanërisht, partia e ish-kryeministres doli e treta me 19.9%. Kryeministri i ardhshëm i vendit, siç tregon gjithçka, do të jetë Petri Orpo, kreu i partisë së qendrës së djathtë “Aleanca Kombëtare”, i cili fitoi  20.8%, të votave.

Mbresëlënëse ishte edhe rritja e së djathtës ekstreme, pasi “finlandezët” dolën të dytët me 20.1%, më së shumti që kanë marrë në historinë e tyre.

/abcnews.al