Një 22-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet për vjedhje. Nga hetimet ai dyshohet se ka vjedhur në dy lokale në Korçë, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti.
Sakqq dyshohet se i riu ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.