Një aksion anti-drogë është duke u zhvilluar në zonën e Darzezës dhe Poros.
Forcat policore të Fierit, mbështetur nga Vlora, Delta Forcë dhe FNSH kane sekuestruar një mjet lundrues dhe nje automjet në këtë zonë.
Kontroll për mjetin pas sinjalizimeve se dyshohet për aktivitet të paligjshëm. Dhjetëra efektivë të Policisë së Vlorës janë drejtuar në kontrollet në zonën e grykëderdhjes së Vjosës, por asnjë informacion zyrtar mbi aksionin. Burime nga Vlora thonë se aksioni drejtohet nga policia e Fierit.