Real Madrid u mposht nga Villarreali në shtëpi me rezultatin 2-3 dhe Barcelona tashmë ka mundësinë të jetë në plus 15 pikë. Megjithatë, përtej disfatës, vjen një tjetër çështje negative që Real Madrid do të duhet të përballet.

Sipas “ESPN”, Federico Valverde, pas ndeshjes, shkoi dhe goditi lojtarin e Villarrealit, Baena, sepse ai ofendoi fëmijën e lojtarit të Realit që daton që para disa muajsh.

“Qaj tani që djali yt nuk do të lindë”, është ajo që thuhet se i ka thënë Baena në ndeshjen mes dy skuadrave në janar. Vlen të theksohet se së fundmi partnerja e Valverde, Mina Bonino, ka humbur fëmijën që mbante në krahë.

Kështu, Valverde, i cili nuk e harroi këtë fyerje të pabesueshme, e priste në parkingun e “Bernabeu” dhe e goditi në fytyrë, sipas mediave spanjolle. Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se Baena doli nga parkingu me një shenjë në fytyrë. Nuk dihet ende se çfarë mase do të merret për lojtarin e Real Madrid./ h.ll/abcnews.al