Një 43-vjeçar ka pëfunduar në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka përplasur dhe lënduar drejtuesin e një motomjeti.
Sipas burimeve paraprake, 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Specislistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.