Uji, burimi i jetës, është lëng i cili është i domosdoshëm për jetën tonë.
1 – Madje 85 për qind e sëmundjeve në botë barten me ujin.
2 – Në troposferë uji përbën 80% të gazrave serrë dhe shkakton ruajtjen e nxehtësisë, si dhe rritjen e temperaturës globale.
3 – Në qoftë se nuk pini mjaft ujë, trupi e thith nga lëkura, e cila plaket më shpejt. Prandaj duhet të pini deri në dy litra ujë në ditë.
4 – Në disa organizma uji përbën 99% të masës së tyre, deri sa te njeriu rreth 70%
5 – Njeriu pa ujë mund të qëndrojë deri në shtatë ditë. Për krahasim, pa ushqim mund të jetojmë rreth një muaj.
6 – Uji i dejonizuar fitohet me heqjen e kripërave të ngopura me këmbyes jonikë, ndërsa përdoret si zëvendësim i ujit të destiluar.
7 – Filozofët grekë e kanë konsideruar ujin si fillim të gjithçkasë.
8 – Uji natyral, i cili përmban karbonat kalciumi (Ca(HCO3)2), klorid kalciumi dhe sulfat kalciumi quhet ujë i fortë.
9 – Dita botërore e ujit shënohet çdo vjet më 22 mars.
10 – Hulumtimet kanë treguar se uji i ngrohtë ngrihet më shpejt se i ftohti!