Elbasan
Arrest me burg , kërcënuan me jetë biznesmenin dhe familjarët e tij

–Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan është zhvilluar seanca e vlerësimit të masës sē arrestit për personat nën hetim Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. Prokurori Kreshnik Ajazi e cilësoi të ligjshme masën e arrestit të tyre dhe i kërkoi trupit gjykues të caktohet për ta masa “Arrest me burg ” , masë që u la në fuqi nga Gjyqtari Elis Dine .Këta shtetas u arrestuan gjatë kësaj jave pasi u denoncuan nga biznesmeni Eraldo Myftaraj pasi e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që Firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove.Sipas prokurorit Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar dy persona të tjerë për të kërcënuar biznesmenin Erald Myftaraj që të tërhiqej nga një tender publik që e kishte fituar nga Bashkia e Tiranës.Personat, të cilët janë paguar nga babë e bir, Algert dhe Shaqir Alcani, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli. Sipas hetimeve, të akuzuarit rezultoi sse i kishin vendosur pistoletën në kokë administratorit Erald Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi si dhe e kishin kërcënuar edhe me jetën e djalit.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit pas ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celularë .