Varfëria e tejskajshme dhe të ardhurat e papërfillshme krahas nevojave të shumta, e bëjnë thuajse të pamundur mbijetesën për nënën e tre fëmijëve me problem të shëndetit.
Selime Sina, nga fshati Balldren i Elbasanit përballet çdo ditë me sfidat për të rritur dhe edukuar fëmijët e saj, teksa thekson se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për të siguruar minimumin jetik.
Aktualisht nevoja më e madhe e kësaj familje është ndihma mjekësore për tre fëmijët si dhe sigurimi i ushqimit, pasi të ardhurat e vetme për ta, vijnë nga kempi i djalit 10 vjeçar.
Sipas asaj që nëna tregon dy fëmijët e tjerë nuk përfitojnë asnjë lloj ndihme nga shteti ndaj apeli i saj shkon për institucionet shtetërore.
“Unë marr vetëm 10 mijë lekë, dhe djali merr 10 mijë lekë por ata nuk dalin për ilaçe”
Kalvarit të vuajtjeve i shtohet dhe frika se mos mbeten në qiell të hapur pasi banesa në të cilën jetojnë, që dikur shërbente si magazinë, nuk është e tyre
“Nëse na përzuri do jetojmë përjashta”Ora news