Kiara Tito është sot femra më e famshme shqiptare, thjesht se merr pjesë në Big Brother dhe është e dashura e Luiz Ejllit.
Por jo gjithmonë, Kiara ka qenë kjo që shohim.
Dr. Panajot Papa, specialist i kirurgjisë plastike, thotë se Kiara mund të ketë bërë disa ndërhyrje me botoks tek sytë. Po ashtu ai tha se Kiara ka bërë një zvogëlim të hundës dhe ndërhyrje tek buzët.
“Është hapur cepi i syrit, dhe kjo tregon që mund të ketë bërë një trajtim botoksi dhe ka tatuazh në pjesën e vetullës. Kjo jep atë efektin jo harmonik sepse janë afruar cepat e syrit me vetullat.
Mund të ketë pasur një ndërhyrje me acideluronik në pjesën e buzëve dhe një zvogëlim të hundës, duke ndryshuar dhe pjesën e mollëzave”- tha doktori.