Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë.
Numri i besimtarëve ishte i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm qytetarë, por edhe turistë vendas e të huaj u bashkuan për të uruar ringjalljen e Krishtit.
Mesha u drejtua nga imzot Joani i cili në mesnate njoftoi “Ringjalljen e Krishtit”, nën tingujt e kambanave dhe mijëra qirinjve të ndezur nga besimtarët.
Të gjithë besimtarët uruan njeri-tjetrin dhe ashtu sipas traditës morën dritën e qirinjve dhe e çuan në shtëpinë e tyre në shenjë mbarësie.
Qyteti i Korçës ka krijuar një traditë të veçantë për festimin e pashkëve kjo ka bërë që në këto ditë feste të ketë mijëra turistë.