“Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi.
Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë.
Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare.
Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh.
Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulance”.
28-vjeçarja përfundoi me plagë të rënda në spital për shkak të goditjeve të marra.
Vetë e reja ka treguar për mediat se ai e detyronte të pinte kokainë, ndërsa e ka goditur me këmbë karrigeje, shkelma dhe grushte.
Dhuna ka qenë e vazhdueshme në marrëdhënien e tyre por 28-vjeçarja nuk e kishte denoncuar asnjëherë.
Ndërkohë ajo ka treguar se ka menduar edhe të hidhet nga kati i 5-të për ti shpëtuar dhunës.
Autori Gusholli u arrestua së bashku me 4 bashkëpunëtorët që e përkrahën dhe nuk kallëzuan krimin.