Kjo mesjavë do të përcaktojë edhe 4 ekipet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, por megjithatë ende nuk është e sigurt se ku do të luhet finalja e këtij turneu.
UEFA ka përcaktuar si qytetin pritës Stambollin, me ndeshjen të planifikuar të luhet në “Ataturk Stadium”. Por duket se gjërat do të ndryshojnë.
“Independent” raporton se në ditët e fundit është hedhur hipoteza për të ndryshuar stadiumin që do të mirëpresë finalen e këtij sezoni.
Shkak për këtë janë bërë zgjedhjet elektorale që do të mbahen në mesin e muajit maj në Turqi dhe UEFA duket se nuk është e bindur për sigurinë që do të ofrohet.
Në këtë mënyrë, për t’i paraprirë situatës, mund të ndryshohet finalja e Ligës së Kampionëve.
Në fakt, kjo nuk do të ishte hera e parë që do të ndryshohej, duke qenë se në 3 sezonet e fundit, finalja ka ndryshuar stadium 2 herë.
Për ironi të fatit, në sezonin 2019-2020 ishte pikërisht Stambolli vendi pritës, por Covid 19 bëri që të transferohej në Lisbonë.
Sezonin e shkuar, finalja ishte menduar të luhej në Moskë, por lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, bëri që UEFA ta zhvendoste në Paris.