Milan e kthen në festë në “Maradona”, kalon Napolin me rezultatin e përgjithshëm 2-1 duke vërtetuar se historia dhe pesha e fanellës kanë shumë rëndësi në nivele të tilla. Derbi italian rezultoi fantastik, gola, raste për shënim, dy penallti të humbura. Rafa Leao ishte njeriu i ndeshjes, ku pas 21 minutash lojë, me një aksion personal fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Olivier Giroud gjuajti keq me Meret që i kuptoi krahun.
Pak minuta më vonë ishte Napoli që pretendoi një 11-metërsh për faull të Leaos ndaj Lozano-s, por nuk e mendoi në këtë mënyrë gjyqtari i takimit. Në fundin e pjesës së parë, Leao ishte thjesht fantastik, kaloi këdo i doli përpara duke shërbyer në fund një asist perfekt për Giroud me sulmuesin francez që nuk fali duke dërguar Milanin në avantazh.