Jeta e Georgina Rodriguez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi në dokumentarin e saj të suksesshëm në Netflix, “I am Georgina”, partnerja e Cristiano Ronaldo-s rrëfeu se nuk mund të jetonte pa ngrënë salçiçe chorizo apo edhe salçiçe të tjera.

Ajo tha se produktet iberike, shumë të vlerësuara në gastronominë spanjolle dhe portugeze, janë thelbësore në dietën e saj.

Megjithatë, në një intervistë për “Woman’s Health” ajo u shkëput plotësisht nga ajo që tha në dokumentar. “Në mëngjes ha një omëletë franceze, me një lëng portokalli dhe një kafe me qumësht.”

Georgina dha detaje edhe për pjesën tjetër të vakteve të saj gjatë ditës: “Për drekë kam një pure me mish të pjekur në skarë ose perime. Për snack ndonjëherë kam kokrra të konservuara me limon. Dhe për darkë, njësoj si për drekë”.

Por, në dokumentarin e saj Gio tha se: “Unë ha pa frikë dhe për qejf”, sidomos kur takohet me miqtë e saj për drekë apo darkë, ndërkohë në pjesën tjetër të kohës ajo ndjek një dietë më të rreptë.

Kjo kontradiktë e Georgina-s ka gjeneruar disa komente kundër modeles se nuk tregon të vërtetën për zakonet e saj të të ngrënit gjatë gjithë kohës.