Policia e Shkodrës ka arrestuar 22-vjeçarin Erjon Stomici, i cili ishte shpallur në kërkim pasi i mori një automjet, një shtetasi, me anë të mashtrimit.
Gjendet, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, automjeti që kishte marrë 22-vjeçari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi i ka marrë me qira një automjet, shtetasit F. M., ka bërë vetëm një pjesë të pagesës dhe më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin F. M.
Si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Tiranës, është gjetur automjeti që kishte marrë 22-vjeçari.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, njofton policia.