Ditën e sotme më anë të një konference për shtyp, Policia e Shtetit raportoi zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë një javë ma parë.
Të përfshirje në ngjarje janë gjashtë persona, një shqiptar, një portugez që është vrasësi dhe katër britanikë.
Ruben Saraiva.
Saraiva kishte tentuar edhe disa herë të tjera më parë që të kryente krimin, por nuk ia kishte arritur, duke e bërë një gjë të tillë në datën 19 prill, në ambientet i biznesit të 50-vjeçarit.
Sipas policisë ata kanë vepruar si një bandë dhe menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga Shqipëria.
Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997.r.t/abcnews.al