Gjykata e Posaçme ka marrë sot vendimin për Ilir Selmanin e Elvis Gacaj.
GJKKO ka dënuar me 35 vite burg 2 të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-ës në Tiranë.
Gjykata e Posaçme dënoi me 28 vjet burgim Ilir Selmanin, ndërsa 7 vite burgim gjykata dënoi Elvis Gaçajn. Ndaj tij janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Ndërsa Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish efektivit. Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta.
Kujtojmë se Ilir Selmani akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e ish-policit Santiago Malkos, krahu i djathtë i Ervis Martinajt.