Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në Napoli, nga të shtënat me armë zjarri gjatë festimeve për fitoren e Scudettos .
26-vjeçari që humbi jetën u dërgua në spitalin Cardarelli në gjendje të rëndë, dhe nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra. Dinamika e asaj që ka ndodhur është ende duke u hetuar. Njerëz të tjerë u plagosën si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve.
Ndërkohë 8 persona kanë mbetur të lënduar rëndë edhe pas festimeve në fushë në fitoren kundër Udineses, që i dha Napolit dhe titullin kampion të shumëdëshiruar.
Sipas përfaqësuesve të klubit, personat e lënduar në stadium kanë marrë kryesisht fraktura si pasojë e rrëzimeve dhe jo e zënkave mes tyre.