50 Top Pizza”, ashtu siç bën çdo vit, ka dhënë çmimin për picerinë më të mirë në Evropë. Për ta bërë këtë, kjo guidë ndërkombëtare merr parasysh jo vetëm cilësinë e produktit, por edhe karakteristikat e vendit ku ai shërbehet apo shërbimin ndaj klientit.
Italia, vendi i origjinës së picës, nuk ka marrë pjesë në konkursin që ka vlerësuar një piceri spanjolle si më të mirën në Evropë. Është “Sartoria Panatieri”, në Barcelonë, që ka marrë çmimin e parë.
Siç raporton CNN, Panatieri është rritur në Brazil, por me origjinë italiane, nga Piza dhe Kalabria, dhe është trajnuar si kuzhinier përpara se të transferohej në Spanjë, ku përpara se të hapte restorantin e tij, ai punoi në një restorant me yje Michelin.
Në deklaratat e bëra pas ndarjes së çmimeve, dy shefat e kuzhinës së kësaj picerie përmendën përgjegjësinë që vjen tani me çmimin në fjalë: “Nëse tashmë priremi të jemi kërkues me punën tonë, ky çmim përfaqëson një sfidë të re për të vazhduar përmirësimin. Pjesa e vështirë fillon tani, sepse ne e dimë se do të kemi edhe më shumë vëmendje në atë që bëjmë”.