Procesi i numërimit do të vazhdojë gjatë gjithë natës së sotme, sakaq deri më tani, në Bashkinë Tiranë, kryeson Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë ka marrë 3119 vota, nga 941 në total janë numëruar 19 QV.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka 1635 vota, ndërsa Roland Bejko nga PD-ja ka arritur të mbledhë 241 vota.
Në vendin e katërt është Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë” me 233 vota. I ndjekur nga Marko Dajti i “Fronti të Majtë”, me 72 vota, për të lënë në vendin e gjashtë kandidaten nga PDIU, Lajla Përnaskan me 41 vota.