Në Bashkinë Rrogozhinë, procesi i numërimit përfshin 55 kuti në total.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, nga 4 kuti të numëruara, kandidati i “BF”, Shkëlqim Hoxha, ka marrë deri më tani 326 vota, ose 52.84 %.

Sakaq, kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla me 291 vota ose 47.16 %.

Në Fushë Arrëz, janë gjithsej 16 kuti dhe janë numëruar deri më tani 3 të tilla. Rezultatet e përditësuara nga KQZ-ja, paraqesin kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, që ka marrë deri më tani 263 vota, ose 58.19 %.

Ndërsa kandidati i PS Fran Tuci ka marrë 189 vota ose 41.81 %.

Një tjetër bashki ku kryeson koalicioni “Bashkë Fitojmë” është Bashkia Belsh. Nga 40 kuti në total, është numëruar një e tillë dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Bedri Qypi  ka marrë deri më tani 101 vota, ose 57.39 %.

Sakaq, kandidati i PS, Arif Tafani ka marrë 75 vota ose 42.61 %.

Në Bashkinë Mirditë, nga 48 kuti në total janë numëruar dy dhe rezultatet deri më tani janë: kandidati i koalicionit “BF”, Albert Mëlyshi ka marrë 189 vota, ose 52.94 %.

Kandidati i PS, Ndrec Dedaj, me 168 vota ose 47.06%.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, kryeson dhe në Bashkinë Tropojë, ku nga 28 kuti në total, deri më tani janë numëruar 3.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Miftar Dauti ka marrë deri më tani 510 vota, ose 56.92 %.

Kurse, kandidati i PS, Beqir Mulaj, me 386 vota ose 43.08 %.