Mund të zbulojmë sot dhe nesër dy skuadrat që do të luajnë në finalen e këtij viti më 10 qershor në Ligën e Kampionëve, por tashmë njohim njëmbëdhjetë klube që kanë zënë vend në grupet e sezonit 2023-24.
Nga Anglia tashmë janë kualifikuar Manchester City dhe Arsenali dhe do të kalojnë dy skuadra të tjera, që do të jenë Manchester United dhe Liverpool. Në Itali ka kaluar vetëm kampioni Napoli, ndërsa tre biletat e tjera i pretendojnë Juventus, Lazio, Inter Milan dhe Milan.
Nga Gjermania janë kualifikuar Bayern Munich dhe Dortmund dhe favoritët për dy vendet e tjera janë Leipzig dhe Union. Në Spanjë tashmë është kualifikuar kampionia Barcelona si dhe Real Madridi i dytë dhe favoritët për vendin e 3-të dhe të 4-të janë Atletico Madrid dhe Real Sociedad.
Benfica ka kaluar tashmë nga Portugalia dhe logjikisht do të pasohet nga Porto, Feyenoord fitoi ligën në Holandë dhe tashmë janë në grupe, ndërsa Celtic kaloi në Skoci.
Nga Serbia biletën e vetme e mori Ylli i Kuq që fitoi titullin. Pra 11 që kanë kaluar tashmë janë: Manchester City, Arsenal, Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Dortmund, Napoli, Feyenoord, Celtic, Benfica, Ylli i Kuq.
Nga Franca, dy skuadrat e para do të luajnë direkt, me Paris Saint-Germain si favorit për majën, i ndjekur nga Lance dhe Marseille. Rusia është eliminuar dhe nuk do të ketë skuadër ndërsa një vend në Ligën e re të Kampionëve do ta zënë kampionët e këtij viti të Champions League dhe Europa League.
Kujtojmë se faza e grupeve ka 32 skuadra. 16 vijnë direkt (4 të parët) nga Anglia, Italia, Spanja dhe Gjermania ndërsa Franca dhe Portugalia dërgojnë 2 ekipe direkt.