Të mbështetësh ekipin e zemrës nga afër në kohë pandemie nuk është dhe aq e vështirë, të paktën nëse jeton në Shqipëri.

Fotoja e mwsipwrme vjen nga ndeshja e Kategorisë së Dytë, mes Sopotit dhe Shkumbinit. Edhe pse nuk lejohet hyrja ne stadium, interesi për ndeshjen duket i lartë.

Mes njerëzve që kanë mbushur urën duket se nuk ka as distancim fizik, madje disa prej tyre nuk kanë as maska, raporton panorama.

Në foto shihet një grumbull i madh tifozësh, që qëndrojnë pranë një ure në afërsi të stadiumit, duke ndjekur derbin mes Sopotit dhe Shkumbinit, që përfundoi në barazim.

(E.H/Faxweb.al)