Një shqiptare, e cila kishte humbur gjurmët prej 10 vitesh, është bërë e gjallë ditën e djeshme. Kristina, e cila ia kishte lënë djalin prindërve të saj për ta rritur, u zhduk në mars të 2011 pasi burri abuzonte rregullisht me të.
Kjo ngjarje është regjistruar në Greqi, ndërsa vetëm mbrëmjen e djeshme ka mundur të flasë me djalin e saj.
“Të kërkoj shumë falje që të lash vetëm. Të dua shumë”, dëgjohet t’i thotë mes lotësh Kristina djalit të saj, i cili quhet Mario.
Nëna e Kristinës shprehej më parë: “Unë qaj për të qoftë gjallë ose e vdekur. Unë pres që të bie telefoni çdo natë.