Prej ditësh është e ditur se Zlatan Ibrahimoviç do të firmosë rinovimin e kontratës së tij me Milanin. Kontrata e tij pritet të jetë një-vjeçare deri në vitin 2022.

Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” firma e bomberit suedez nuk do të vonojë dhe me shumë gjasa mund të mbërrijë ditën e sotme ose të nesërme.

Ibrahimoviç ka qenë vendimtar për kuqezinjtë këtë sezon teksa me lojën dhe 15 golat e tij të realizuara në këtë kampionat e rendisin Milanin në vendin e dytë të kampionatit, një pozicion i kënaqshëm edhe për drejtuesit duke parë objektivin e këtij sezoni, kualifikimin në Champions.

(E.H/Faxweb.al)