Shkencëtarët e Pentagonit zbulojnë mikroçipin i cili ndjen Covid-19 përpara se të “shpërthejë “ ne trup.
Një risi e fundit vjen nga shkencëtarët e Pentagonit. Ata bëjnë me dije se kanë krijuar një mikroçip i cili vendoset në lëkurë dhe mund të zbulojë nëse jeni i infektuar me Covid-19 përpara se të shfaqen simptomat. Gjithashtu shkencëtarët bëjnë të ditur se kanë zbuluar një filtër i cili mund të largojë virusin nga gjaku, duke u lidhur me një aparat që përdoret për kryerjen e dializës .
Ky zbulim erdhi nga ekipi i Agjensisë së Projekteve të Kërkimit të Mbrojtjes së Avancuar (DARPA),i cili për vite me rradhë ka punuar për përfundimin e pandemive në botë.
Të gjitha çështjet i vlerësojnë dhe vijnë me zgjedhje të zgjuara, të cilat cilësohen nganjëherë si një “trillim” shkencor sesa si nje ide për njerëz të fushës.
Më shumë shkencëtarët folën për emisionin “ 60 minutes”,ku u shprehën të ndrojtur për reagimin që do të sjellë kjo ide ,për faktin se në përbërje të saj ndodhet mikroçipi. Ata u shprehën se :
“Pentagoni nuk po kërkon të gjurmojë lëvizjet tuaja”.
(I.SH/faxweb.al)