Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë ku pas një aksidenti në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën 50-vjeçarja Miranda Malolli.
Por një tragjedi tjetër ka ndodhur në familjen Malolli, ku vjehrra e 50-vjeçares ka ndërruar jetë një ditë pas aksidentit të rëndë, si pasojë e një infarkti.
Kujtojmë se në aksidentin e rëndë të ditës së hënë mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskëagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rruge.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.
Në spital përfunduan në total 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.