Ish-ministri Saimir Tahiri lë burgun, për të vazhduar dënimin në shtëpi sipas vendimit të gjykatë së Elbasanit.M e kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin. Vendimi u dha në Gjykatën e Elbasanit, në orën 09:00.
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse si nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.
Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa.
Por, për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri ka futur në lojë të gjitha kartat.
Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.
Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.
Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.
Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua mbasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër.
SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi, pasi vendimi nuk ishte i formës së prerë.