Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën dhe merr zyrtarisht të pandehur ish -sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Akuza për mashtrim me pasoja të rënda i është thënë Ilir Thanës ndërsa përmbaruesit Alban Rulit i është komunikuar akuzat e shpërdorimit të detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Pritet ti komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha.

Kujtojmë se Arlind Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë.

Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Gjithçka u bëpër një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut.

Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

fax web