Këngëtari i njohur Vedat Ademi ka deklaruar ditën e sotme se pavarësisht që prej vitesh po jeton në Amerikë, ideja është për t’u kthyer në atdhe.

Në një lidhje skype në emisionin “Rudina”, këngëtari rrëfeu detaje nga jeta e tij në kontinentin e largët, ku jeta i shkon shumë mirë, por gjithsesi i mungon familja, shoqeria.

”Vendimi ishte familjar, unë kam që në 2010 që vij në Amerikë për të ruajtur Greencard, por me fëmijët më pas u bë më e vështirë për të ndërmarrë udhëtime të gjata. Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë. Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompani dhe koorporata më të mëdhaja në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer, duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta,” përfundoi këngëtari.

(E.H/Faxweb.al)