Policia ka publikuar pamjet e aksionit të kryer prej tyre në kampin MEK.

Siç e bëri të ditur dhe Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, nuk është ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të organizatës dhe për këtë ekziston filmimi që tregon sekuenca të tensioneve në Manzë të Durrësit.

Rrumbullaku, ka treguar se janë sekuestruar pajisje dhe dokumente që një nga anëtarët ishte duke u përpjekur t’i digjte dhe kjo gjë shihet dhe në filmimin e vënë në dispozicion.

Kujtojmë se një urdhërkontroll i SPAK me vendim të GJKKO-së, lejon policinë për të ushtruar një kontroll në 80 banesa në Manzë, ku është ndeshur me kundërshti nga ana e banorëve, të cilët pretendojnë se efektivët e policisë kanë kthyer gjithçka përmbys dhe ju kanë marrë të gjitha pajisjet elektronike.

Megjithëse u tha, për viktima, kjo gjë është mohuar kategorikisht nga Rrumbullaku dhe Çuçi se mund të ketë ndodhur e shkaktuar nga dhuna e policisë. Ndonëse nuk ka pasur dhunë, është pranuar përdorimi i sprait nga forcat e policisë.