Kaos në Spitalin e Vlorës, shkak ambulanca e Orikumit.

Autoambulanca e amortizuar dhe gati jashtë funksionit e Njësisë Shëndetësore të Orikumit bëhet shkak për një situatë të paprecedentë në Spitalin e Vlorës. 35 vjeçari Arbër Ferati ndërron jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Një ditë më parë 35-vjeçarin, Arbër Ferati e zuri korrenti teksa gjendej brenda autokombajnës dhe ishte duke shkuar të punonte në toka.

Sipas të dhënave tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë 35 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Bluzat e Bardha thonë se 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës  për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së të riut.

Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së Spitalit ambulancës i është bllokuar dera.

Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritim tek të afërmit e 35-vjeçarit.

Irritimi i tyre edhe me ndërhyrjen e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka garantuar në përdorim të dhunës fizike mes njëri tjetrit.

Sikurse tregojnë pamjet, disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv i policisë dhe të afërm të 35 vjeçarit.

Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

35-vjeçari Arbër Ferati është përcjellë sot për në banesën e fundit.